Çfarë është presioni i lartë i gjakut (Hipertensioni)?

Hipertensioni është  forca me të cilën gjaku ushtron presion kundrejt murit të eneve të gjakut. Në rastet e hipertensionit, ky presion kundrejt mureve të eneve të gjakut është i lartë në mënyre të vazhdueshme. Presioni i lartë i gjakut quhet ndryshe edhe “vrasësi i heshtur” sepse ju mund të mos ndjeni asnjë shqetësim, ndërkohe që brenda trupit tuaj vazhdojnë dëmtimet.

Si ta kuptoj nëse kam presion të lartë të gjakut?

Kontrolli i presionit të gjakut është mënyra e vetme për të kuptuar nëse është shumë i lartë. Ju mund ta bëni këtë duke u paraqitur tek qendra juaj shëndetësore ose klinika më e afërt për një kontroll vjetor, edhe nëse ndiheni të shëndetshëm. Nuk do të ndiheni të sëmurë nëse keni presion të lartë të gjakut. Pra, këto kontrolle janë vendimtare dhe mund të shpëtojnë jetë. Nëse presioni i gjakut është mbi kufirin normal, mjeku i familjes tuaj do t'ju rekomandojë ndryshime në stilin e jetës, medikamente ose vizita me specialistë të fushës për të normalizuar presionin tuaj.

Çfarë konsiderohet presion i lartë gjaku?

Kolegji Amerikan i Kardiologjisë dhe Shoqata Amerikane e Zemrës e ndajnë presionin e gjakut në katër kategori të përgjithshme. Presioni ideal i gjakut kategorizohet si normal.

  • Normal: 120/80 mmHg
  • Presion i gjakut i rritur: 120-129/ me pak se 80 mmHg
  • Hipertension stadi I (I lehte): 130-139/apo diastoliku mes 80-89 mmHg
  • Hipertension stadi 2 (I moderuar): 140/90 mmHg apo me teper
  • Krize Hipertensive (njofto urgjencen): 180/120 mmHg apo me teper

Çfarë e shkakton presionin e lartë të gjakut?

Hipertensioni primar (stadi I) nuk ka një shkak të vetëm dhe të qartë. Zakonisht, shumë faktorë bashkohen për ta shkaktuar atë. Shkaqet e zakonshme përfshijnë:

  • Mënyra jo e shëndetshëm e të ushqyerit (përfshirë një dietë të pasur me natrium).
  • Mungesa e aktivitetit fizik.
  • Konsumimi i tepruar i pijeve që përmbajnë alkool.

Hipertensioni sekondar (stadi 2) ka të paktën një shkak të veçantë që ofruesit e kujdesit shëndetësor mund ta identifikojnë. Shkaqet e zakonshme të hipertensionit sekondar përfshijnë:

  • Disa medikamente, duke përfshirë imunosupresorët, NSAIDs dhe kontraceptivët oralë (pilula).
  • Sëmundja e veshkave.
  • Apnea obstruktive e gjumit.
  • Aldosteronizmi primar (sindroma e Conn).
  • Përdorimi rekreativ i drogës (përfshirë amfetaminat dhe kokainën).
  • Sëmundjet vaskulare renale, të cilat janë gjendje që ndikojnë në qarkullimin e gjakut në arteriet dhe venat e veshkave tuaja. Stenoza e arteries renale është një shembull i zakonshëm.
  • Përdorimi i duhanit (përfshirë duhanin, vape-ing dhe përdorimin e duhanit pa tym).

A është gjenetik presioni i lartë i gjakut?

Studiuesit besojnë se gjenet luajnë një rol në presionin e lartë të gjakut. Nëse një ose më shumë nga anëtarët e ngushtë të familjes suaj biologjike kanë presion të lartë të gjakut, ju gjithashtu keni një rrezik në rritje për ta zhvilluar atë.

Simptomat e njerezve me presion të lartë të gjakut jane:

  • Dhimbje të fortë koke
  • Veshtërsi ne frymarrje
  • Probleme me shikimin
  • Dhimbje gjoksi
  • Rrahje zemre të ç’rregullta
  • Lodhje dhe konfuzion
  • Gjakderdhje nga hunda
  • Gjak në urinë
  • Goditje në kraharor, qafe apo vesh

Presioni i lartë i pakontrolluar i gjakut mund të çojë në komplikime, duke përfshirë:

  1. Sulmi në zemër ose goditje në tru.
  2. Aneurizma
  3. Infrakt.
  4. Probleme me veshkat.
  5. Probleme me sy.
  6. Sindroma metabolike
  7. Ndryshimet me kujtesën ose të kuptuarit.
  8. Demenca.

Pse është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun kardiolog?

Përveç matjes së thjeshtë të tensionit, mjeku gjatë konsultës mjekësore do t’ju pyesë edhe për historinë mjekësore personale dhe familjare ( trashëgiminë) p.sh nëse keni patur ndonjë problem të mëparshëm nga zemra apo nëse ndonjë nga pjestarët e familjes ka patur ose ka histori me hipertension apo me sëmundje zemre. Gjithashtu, mjeku specialist kardiolog do të vlerësojë praninë e të ashtuquajturve faktorë të rrezikut si duhanpirja, kolesteroli i lartë, diabeti etj, të cilët në bashkëveprim me tensionin e lartë rrisin shumë rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje apo edhe rrezikun e vdekshmërisë.

Mjeku pasi kryen një ekzaminim të plotë fizik, mund të rekomandojë ekzaminime të tjera shumë të vlefshme në vlerësimin e sëmundjes dhe të pasojave të saj si:

Ekg (shiriti i zemrës) i cili shërben për të vlerësur aktivitetin elektrik të zemrës dhe për të vlerësuar trashjen mbi normën të mureve të zemrës apo mbingarkesës të saj

Ekografia kardiake  na jep informacion të detajuar mbi strukturën e zemrës dhe funksionin “ pompë” të saj.

Holter presioni që monitoron me matje të herëpashershme, të programuara, vlerat e tensionit. Ky ekzaminim shërben si për të verifikuar më tej praninë e hipertesionit ashtu dhe për të vlerësuar përgjigjen ndaj terapisë.

- Prova ushtrimore *Stress Test* që shikon funksionin e zemres në sforco fizike

Analiza të gjakut për vlerësimin e yndyrës në gjak, diabetit, funksionit të veshkës, të mëlçisë,enzimave kardiake etj.

Si mund të ulim rrezikun për të patur presion të lartë të gjakut?

Ndryshimi i stilit të jetesës mund të ndihmojë në kontrollin dhe menaxhimin e presionit të lartë të gjakut. Personeli i kujdesit shëndetësor mund t'ju rekomandojë të bëni ndryshime në stilin e jetës duke përfshirë:

- Ngrënia e një diete të shëndetshme me pak kripë

- Aktivitet i rregullt fizik

- Mbajtja e një peshe të shëndetshme ose humbja e peshës

- Kufizimi i alkoolit

- Mos konsumimi i duhanit

- Të flini 7 deri në 9 orë në ditë

- Ndonjëherë ndryshimet në stilin e jetës nuk janë të mjaftueshme për të trajtuar presionin e lartë të gjakut.

*Trajtimi medikamentoz përcaktohet nga mjeku specialist kardiolog sipas pacientit.

Referencat:

*Informacion i mbeshtetur nga:

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/high-blood-pressure/diagnosis-treatment/drc-20373417

https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/high-blood-pressure/symptoms-causes/syc-20373410

Përmblodhi : Xhesika Gruda