Rezonanca Magnetike e kokës është një procedurë joinvazive, jo e dhimbshme, që nuk përdor rrezatim, e cila shërben për të diagnostikuar patologji të ndryshme. Rezonanca Magnetike përdor fushë magnetike, valë radioje dhe një kompjuter për të prodhuar pamje të detajuara të kokës.

Rezonanca Magnetike e kokës kryhet per diagnostikimin e:

  • Tumoreve dhe kisteve të trurit.
  • Infarktit cerebral.
  • Patologjive vaskulare si aneurizmat, okluzione arteriale, tromboza venoze ose malformacione të tjera.
  • Çrregullimet e syve, të veshit të brendshëm dhe sinuzitet.
  • Pacientët e traumatizuar.
  • Sëmundjet e gjëndrës së hipofizës (si psh adenomat hipofizare).
  • Anomalive të zhvillimit të trurit.
  • Çrregullime kronike të sistemit nervor, siç është skleroza multiple.
  • Epilepsisë, Hidrocefalisë, Sindromën A. Chiari.

Përgatitja për procedurën

Pacienti mund të veshë një përparëse gjatë ekzaminimit ose mund të mbajë rrobat e tij nëse ato janë të lirshme dhe nuk kanë kapëse metalike. Në ekzaminimet e rezonancës me kontrast mund t'i kërkohet pacientit qe të pijë lëndë kontrasti ose i injektohet në rrugë intravenoze. Eshtë e rëndësishme që pacienti te vërë në dijeni radiologun ose teknikun radiolog që do të kryejë ekzaminimin për alergji të ndryshme që pacienti mund te ketë si; urtikarie, astma alergjike, ose alergji nga ushqime apo medikamente të ndryshme.

Megjithëse lënda e kontrastit e përdorur ne rezonance (gadolinium) nuk përmban jodine dhe ka pak mundësi të shkaktojë reaksion alergjik.

Para procedurës pacientit i kërkohet të plotësojë një formular me të dhëna të rëndësishme që përfshijnë:

- operacione të kryera me parë,

- alergji të mundshme,

- mjekimet që merr aktualisht,

- sëmundje shoqëruese të tjera,

Për pacientët që do kryejnë rezonance me kontrast intravenoz i kërkohet pacientit të kryejë analizat e funksionit renal. Pacientët që kanë patologji te tilla si sëmundjet e veshkave dhe anemia drepanocitaremund të pengojë që pacienti të kryejë një rezonance me kontrast.

Gratë duhet të informojnë mjekun e tyre ose teknikun radiolog për ndonjë shtatëzani të mundshme. Për shkak se rreziku i ekzaminimit RM tek fetusi është i panjohur, rekomandohet që ky ekzaminim të kryhet vetëm në raste të domosdoshme.

Nëse pacienti është klaustrofob ose paraqet gjendje ankthi para kryerjes së procedurës, ateherë mjeku mund të rekomandojë aplikimin e një qetësuesi të lehtë.

Bizhuteri dhe aksesorë të tjerë duhet të lihen në shtëpi nëse është e mundur, ose të hiqen para ekzaminimit me rezonance pasi mund të ndërhyjne ne fushën magnetike, objektet metalike dhe elektronike nuk lejohen në dhomën e ekzaminimit.

Këto objekte perfshijne: bizhuteri, ora, karta krediti ose aparate dëgjimi te cilat mund të dëmtohen nga fusha magnetike kapëse flokësh, zinxhirë metalikë dhe sende të tjera të ngjashme metali, të cilat ulin efektin diagnostikues te imazheve Proteza dentare të lëvizëshme stilolapsa, thika xhepi dhe syze.

Salla e Rezonancës në Albmedica
Pamje e përftimit të imazheve përmes Rezonancës Magnetike në Albmedica

Cili është ndryshimi midis rezonancës dhe skanerit?

Rezonanca magnetike (MRI) përdor magnet, valë radio dhe një kompjuter për të krijuar imazhe të pjesës së brendshme të trupit tuaj, ndërsa tomografia e kompjuterizuar (Skaneri) përdor rrezet X dhe kompjuterët.

Ofruesit e kujdesit shëndetësor shpesh preferojnë të përdorin MRI në vend të skanimeve CT për të parë pjesët jo kockore ose indet e buta brenda trupit tuaj.

Skanimet MRI marrin gjithashtu fotografi shumë më të qarta të trurit, palcës kurrizore, nervave, muskujve, ligamenteve dhe tendinave sesa rrezet X dhe skanimet e zakonshme CT.

Megjithatë, jo të gjithë mund t'i nënshtrohen një MRI. Fusha magnetike e MRI mund të zhvendosë implantet metalike ose të ndikojë në funksionin e pajisjeve të tilla si stimuluesit e ritmit dhe pompat e insulinës. Nëse ky është rasti, një skanim CT është alternativa tjetër më e mirë.

Në cilat raste një pacient nuk rekomandohet të kryejë një ekzaminim me rezonance?

Pacientët të cilët kanë të vendosur implante kardiake (ku përfshihen pacemakers dhe defibrilatorët) rekomandohet të mos kryejnë një ekzaminim me rezonance magnetike, pasi kryerja e procedurës mund të jetë e dëmshme për pacientin. Fusha magnetike ndërvepron me pacemaker dhe mund të rrezikojë jetën e pacientit.

Realizimi i procedurës

Ekzaminimi fillon me pacientin shtrirë mbi një shtrat ekzaminimi të lëvizshëm, i cili futet ngadalë në aparaturën në formë tuneli. Ekzaminimi kryhet nën fushën magnetike, ku në dhomën e ekzaminimit qëndron vetëm pacienti. Pajisja kontrollohet nga dhoma ngjitur dhe komunikimi me teknikun realizohet nëpërmjet citofonit. Gjatë ekzaminimit, pacientit i vendosen kufje sepse aparati i rezonancës lëshon tinguj relativisht të fortë, goditës. Ekzaminimi zgjat rreth 15-45 minuta.

Gjatë proçedurës është e rëndësishme që pacienti të jetë i qetë dhe bashkepunues, në mënyrë që të shmangen imazhet e turbullta dhe jo cilësore (artefaktet ne imazhe).

Referencat:

https://www.radiologyinfo.org/ , https://www.healthline.com/ , https://www.mayoclinic.org/ , https://mrimaster.com/

Përmblodhi : Erola Koca